Trajkovska: Qeveria do të dështojë si pasojë e përgjimeve

Maqedonia

Trajkovska: Qeveria do të dështojë si pasojë e përgjimeve

Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:13

“Ishte e qartë dëshira e këtij pushteti që të shkatërronte gazetarët kritik ndaj qeverisë. Por, ata më së shumti i shkatërroi hetimi i fshehtë të cilin e kishin bërë me anë të përgjimeve ndaj jetës tonë profesionale dhe private. Konsideroj se ata do të jenë humbës nga operacioni, i cili duhet t’i vendoste në përparësi”, ka deklaruar gazetarja Olivera Trajkovska në intervistë për Al Jazeera Balkans.

Në pyetjen e gazetarit të Al Jazeera, Admir Fazlagiq, se si reflektohen të dhënat për përgjimin e gazetarëve, Trajkovska tha:

“Një gjë është e sigurt. Vetë veprimi i të përgjuarit të bisedave tona private dhe atyre profesionale, nuk do t’iu ndihmojë atyre në krijimin e politikave publike, gjithsesi, kjo nuk do të kontribuojë, që ne gazetarët të jemi edhe më të guximshëm dhe më të mirë. Në fakt, profesioni nuk mund të shuhet vetëm në atë motiv të zhveshur se gjithçka është e qartë dhe duhet ta përpunojmë pjesën tonë të punës”, tha Trajkovska.

Sipas Trajkovskës, zgjidhje e pranueshme për të dalë nga kjo krizë politike do të ishte formimi i një qeverie të ekspertëve, pasi këtu nuk bëhet fjaë për transferim të pushtetit vetëm ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së. Ajo shton se LSDM, me faktin që e ka publikuar këtë padrejtësi nuk është favorit në krahasim me ofertën politike në të ardhmen.

“Përderisa vazhdojmë të qëndrojmë në formulën që ‘VMRO të rrëzohet, LSDM të vij në pushtet’ nuk do të jetë e mundur të arrihet ndonjë sukses i dukshëm”, tha Trajkovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat