Me veturat e auto-placeve të Maqedonisë mbahen emigrantët sirian

Maqedonia

Me veturat e auto-placeve të Maqedonisë mbahen emigrantët sirian

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:52

Kompanit dhe autoplacet që japin vetura me qira(rent a car) duhet të kenë shumë kujdesë për shkak se veturat e tyre keqpërdoren nga trafikanët që transportojnë ilegalisht emigrantët nga Siria në Maqedoni.

Policia bënë të ditur se ata vetura konfiskohen dhe nuk i kthehen pronarit të firmës.

Ditë më parë policia ka raportuar se në vendkalimin kufitar Bogorodicë është kapur një vetur “Shevrolet Spark” me targa të Shkupit e cila kishte brenda 4 shtetas nga Siria.

Policia nga dokumentet e veturës kishte vërtetuar se vetura është mar me qira nga një kompani që jep vetura në Shkup.

Burime të policisë njoftojnë se trafikantët e Maqedonisë që mbajnë emigrantë të huaj marrin vetura me qira nga autoplacet për 50 euro në ditë, pastaj shkojnë në vendkalimin kufitar Bogorodicë të Gjevgjelisë i gjejnë 4 emigrantë sirian dhe i bien në Shkup.

Për këtë shërbim 4 emigrantët duhet të paguajnë 4000 euro. Me këtë trafikanti e rrezikon veturën e autoplacit që kushton me mijëra euro, por që e ka marr me qira vetëm për një ditë, që të bënë biznes marramendës.

Trafikantët i ndërojn veturat që i marrin me qira me të vetmin qëllim që mos dyshohen nga policia. Një ditë marrin Mercedes-in, e tjetër ditë Golfin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat