Ndalesë për Kamionë në Strazhë dhe rrugën Mavrovë-Dibër

Maqedonia

Ndalesë për Kamionë në Strazhë dhe rrugën Mavrovë-Dibër

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:06

Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Mavrovë-Dibër për shkak të reshjeve të borës.

Sipas informatave të marra në LAMM nga NP "Rrugët e Maqedonisë", komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë,Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Përkujtim për të gjithë vozitësit për obligimin ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale kohore. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat