Në liqenin e Prespës do të rregullohen 600 metra plazh

Maqedonia

Në liqenin e Prespës do të rregullohen 600 metra plazh

Më: 5 mars 2015 Në ora: 08:52

Përgjatë bregdetit të liqenit të Prespës do të rregullohen 600 metra plazh. Ndërtimi i plazheve fillon sot. Është paraparë të rregullohen 500 metra plazh në Stenjë dhe 100 metra plazh në Slivnicë.

Në fillimin e punëve ndërtimore është paralajmëruar prezencë e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski.

Sipas projektit të paraparë, në plazh duhet të ndërtohen, bare, platforma për banjo dielli, port për qarkullim ujor dhe dhënie e mjeteve ujore për lundrim, hapësirës për zhveshje, çezma dhe dushe, fusha sporti me rërë për volejboll, tenis, futboll dhe rrugicë për këmbësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat