Gazetarja e TV Telmës me këtë gjest i thotë JO censurës dhe lajmeve me porosi (Video)

Maqedonia

Gazetarja e TV Telmës me këtë gjest i thotë JO censurës dhe lajmeve me porosi (Video)

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:52

Në edicionin e lajmeve të sotme, udhëheqësja dhe gazetarja e TV Telma, Jasminka Anevska në deskun e saj kishe një telefon të kuq. Përderisa transmetonte lajmet, telefoni nuk pushonte së cingruari. Në një moment ajo e hap dhe e mbyll këtë telefon që simbolizon telefonin e censurës dhe lajmeve të porositura.

Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë së protestuari pasi që dje nga lajmi i saj janë hequr pyetjet provokative që ai ia bëri kryeministrit Nikolla Gruevski në lidhje me skandalin e përgjimeve që e zbardhi opozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat