Treshja evropiane bën përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend?!

Maqedonia

Treshja evropiane bën përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend?!

Më: 4 mars 2015 Në ora: 16:36

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, konfirmoi se Maqedonia mbetet në axhendën evropiane dhe se Ballkani është Evropë, e jo fqinjësi, ndërsa komisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, kërkoi që të gjitha partitë në vend të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve. Këtë, siç njofton korrespondenti i MIA­s nga Brukseli, të dy anëtarët e lartë të Kolexhit të komisarëve të Komisionit Evropian e njoftuan në konferencën e sotme për shtyp, ku e prezantuan qasjen e re të Unionit lidhur me vendet nga fqinjësia.

“Përgjigjeja është po, Maqedonia është në rend dite, ajo është e sigurtë”, theksoi në fillim Mogerini, e cila gjatë gjithë kohës e përdori emrin kushtetues për vendin tonë, e jo referencën nga Kombet e Bashkuara. Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE­së konfirmoi se në periudhën e kaluar ka qenë për vizitë në Ballkan, jo në Maqedoni, por në Bosnjë e Hercegovinë dhe se përqëndrimi që Brukseli e ka në Ballkan është shumë i madh. Duke potencuar se BeH­ja është vendi i vetëm që ajo e vizitoi dy herë zyrtarisht në tre muajt e parë, italiania theksoi edhe se vëmendje e madhe i kushtohet nga ajo personalisht edhe dialogut Kosovë­Prishtinë.

“Në këto korniza, sigurisht se Maqedonia është në rend dite, siç është çdoherë në rend dite kur duhet t’u ndihmojmë vendeve të cilat janë kyçe për rajonin tonë. Duke folur për fqinjësinë, Ballkani nuk është fqinjësi, ajo është Evropë. Në kushte konkrete edhe më shumë është e dukshme se kjo nevojitet. I lexova rekomandimet e PE­së për vendin, e ndoqa debatin dhe unë jamë e përgatitur ta ndjek atë së bashku me komisarin Han, me të cilin puna jonë në Ballkan është shumë e koordinuar dhe e sigurtë, vendi do të mbetet në axhendë”, konfirmoi Mogerini. Në fund të fjalimit të saj për situatën në Maqedoni, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Unionit tha se nuk frikësohet se nuk është më pyetje se nëse në Maqedoni po ndodh jostabilitet. Komisari Han, madje, tha se ai është në kontakt të rregullt me liderët politik në Maqedoni dhe se Brukseli e ka ofruar ndihmën e saj për zgjidhje të krizës aktuale në vend.

“Mendoj se që të dyja palët dhet të lëvizin, ato duhet ta respektojnë qeverisjen e ligjeve, pavarësinë e gjyqësisë, ta respektojnë lirinë e mediave dhe, para së gjithash, duhet të respektojnë dhe të kërkojnë të kenë standardet të njejta ose të ngjashme politike lidhur me punën e Parlamentit, siç është rasti në vendet e tjera”, theksoi Han. Komisari për negociata për zgjerim, gjithashtu, konfirmoi se anëtarë të dalluar të PE­së gjithashtu e kanë ofruar gatishmërinë e tyre që të abritrojnë midis partnerëve të ndryshëm ose partive në vend dhe se pritet që të shihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm.

“Por, me qëllim që të ruhet kjo perspektivë evropiane, nevojitet të zgjidhen problemet në vend dhe ajo të kthehet në standarde adekuate, ndërkombëtare, evropiane”, konkludoi Han. Gjatë disa ditëve të ardhshme, pritet që delegacioni i PE­së, i përbërë nga eurodeputetët Eduard Kan (EPP), Riçard Hovit (socialdemokratët evropianë) dhe Ivo Vajgëll (raportues për Maqedoninë), të caktojë datë që të udhëtojë në Shkup dhe të përpiqen, si në rastin e suksesshëm me Shqipërinë, ta kthejnë LSDM­në opozitare në Kuvend dhe të vendosin dialog politik pushtet­opozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat