Afera e “Përgjimeve”, reagon ish ambasadorja holandeze

Maqedonia

Afera e “Përgjimeve”, reagon ish ambasadorja holandeze

Më: 4 mars 2015 Në ora: 15:34

Mariet Shurman, ish-ambasadorja holandeze në Maqedoni, nëpërmjet profilit të saj në Facebook ka reaguar në lidhje me audio-incizimet që i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ku sipas Zaevit dëgjohen zërat e ministrit të Financave Zoran Stavreski dhe ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Njëra nga temat e atyre bisedimeve ka qenë protestat e dhunshme në komunën Qendër e grupës së qytetarëve të ashtuquajtur Veritas.

“Këtu do të dëgjoni edhe për diçka tjetër, Jankullovska pranon se policia ka rrahur në protestat përpara komunës Qendër dhe si ajo është dashur të ‘menaxhojë’ arsyetim përpara ambasadorit Orav”, ka deklaruar Zaev.

“Ambasadorja e Holandës na urren, ka bërë zhurmë, këtij i lajmërohen nga Brukseli”, thotë në një pjesë të bisedës zëri i femrës në incizimin.

“Ata që me të vërtetë më njohin e dinë se asnjëherë nuk kam pasur urrejtje ndaj askujt në Maqedoni. Bëhet fjalë për një detaj të vogël, në publikimet e sotme ( nga minuta e 36) por për mua, është me rëndësi edhe njëherë ta vërtetoj atë që të gjithë ju e dini. Me dashuri nga Brukseli”, ka shkruar Shurman në Facebook pas publikimit të incizimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat