Afera e përgjimeve rrënon mitin për VMRO – DPMNE

Maqedonia

Afera e përgjimeve rrënon mitin për VMRO – DPMNE

Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:56

Audio incizimet e reja që publikoi lideri I LSDM-së, Zoarn Zaev ka hedhur dritë mbi mendimin e opinionit publik për imazhin e partisë VMRO – DPMNE si parti stabile dhe e fortë ku të gjithë janë përkushtuar njëjtë ndaj punës dhe praktikimit të qeverisjes.

Imazhi I një partie që është energjike dhe e bashkuar, sipas analistëve pas publikimit të bisedave të fundit, ku dëgjohen fjalët : Kopil, idiot, i frustruar, fshatar dhe të tjera vetëm e demistifikojnë qeverinë se punon sipas parimit “njëri për të gjithë të gjithë për një”.

Në bisedat që i publikoi Zaev, ministri i financave, Zoran Stavrevski, për kolegun e tij ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievskin, thotë se është njëri ndër kopilët më të mëdhenj duke I dhënë edhe epitetin e fshatarit duke përcjellë edhe të shara.

Në një pjesë të bisedës, Stavreski me fjalë të njëjta shprehet edhe për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, të cilin gjatë bisedës me Jankullovskën e quan fshatar, aktor i dobët.

Analisti Vlladimir Bozhinovski nuk beson se me këtë rrënohet imazhi i VMRO-DPMNE-së.

“Nuk duhet të nxitohet me konkluzione. Së pari duhet të shihet nëse ajo që dëgjohet nëpërmjet bisedave të përgjuara është realizuar apo ka pasur ndonjë problem. Koha ka treguar se punët janë realizuar dhe nuk janë ndaluar, për këtë nuk shoh se është rrënuar imazhi i VMRO – DPMNE-së”, thotë Bozhinovski.

Profesoresha Biljana Vankovska, thotë se asnjëherë nuk ndarë qëndrimin e VMRO – DPMNE ka pasur imazhin e një partie të bashkuar të ndershme dhe imazhin e një partie punëtore.

“Atë që shkenca jonë politike edhe deri më tani e vërtetonte dhe që tash në mënyrë empirike u tregua është se demokraci nuk ka për shkak se partitë nuk janë demokratike”, thotë Vankovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat