Një vit nga arrestimi i "investitorit" indian Subrata Roj

Maqedonia

Një vit nga arrestimi i "investitorit" indian Subrata Roj

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:41

Është mbushur një vit nga arrestimi i biznesmenit indian Subrata Roj.

Ai u arrestua më 28 shkurt 2014 në Indi, nën dyshimin se kompania e tij bankare ka mashtruar kreditorët e vegjël dhe ka punuar jashtë sistemit financiar të shtetit.

Kompania e tij po përpiqet prej një viti që të mbledhë paratë e nevojshme për lirimin e Rojit.

Ajo ka nxjerrë në shitje tre hotele luksoze në Nju Jork dhe në Londër.

Roj u bë i njohur për Maqedoninë pasi u promovua si investitor serioz nga Qeveria.

Ai paralajmëroi hapjen e një ferme me 20 mijë lopë, ndërtimin e një qendre turistike në bregun e Liqenit të Ohrit dhe hapjen e studiove filmike.

Roj paralajmëroi edhe ndërtimin e një përmendoreje të Nënës Terezë në Shkup.

Asnjë nga këto paralajmërime nuk u përmbushën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat