Ndotja e ajrit, Eco Guerilla kërkon ndalesa për zyrtarët

Maqedonia

Ndotja e ajrit, Eco Guerilla kërkon ndalesa për zyrtarët

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:59

Pas zërave se SHBA do ti marr vizat hyrëse personave të përfshirë në korrupsion dhe veprime të tjera kriminale, Lëvizja ‘EcoGuerilla’ i drejtoi kërkesë ambasadorit amerikan Xhes Bejli që të ndalojë hyrjen në SHBA të të gjithë zyrtarëve shtetërorë që kanë shkelur edhe të drejtën për ajër të pastër.

“Me këtë letër KËRKOJMË nga Ambasada Amerikane në Shkup që, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut për ajër të pastër dhe dyshimit për korrupsion t’u ndalohet hyrja në SHBA, dhe t’iu merren vizat, të gjithë funksionarëve shtetërorë që kanë shkelur këtë të drejtë të garantuar kushtetuese. Më përgjegjës në këtë aktivitet që cenon të drejtat e njeriut janë kryeministri aktual Nikolla Gruevski, ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi, si dhe ministrat dhe funksionarët e tjerë që kanë miratuar dhënien e lejeve për ndotjen kancerogjene të mbi 300 mijë qytetarëve që banojnë në Tetovë dhe rrethinë”, theksohet në letrën e Lëvizjes Eco Guerilla drejtuar ambasadorit Bejli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat