Afera e përgjimeve, pushohet nga puna gruaja e Angellovit

Maqedonia

Afera e përgjimeve, pushohet nga puna gruaja e Angellovit

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:57

Dy ditë pas rizgjedhjes së Stojançe Angelovit në krye të partisë ‘Dinjiteti’, bashkëshortja e tij është larguar nga puna e saj në ministrinë e Brendshme. Largimi sipas Angelov vjen pas terrorit profesional që është ushtruar ndaj bashkëshortes së tij duke e dërguar në vende jo të përshtatshme për punë për një femër police, si patrullimi nëpër male dhe sigurimi i festës së Vitit të Ri. Pas refuzimit të saj për të përmbushur detyrën e caktuar, ndaj saj u ngritën masa disiplinore, që në fund e detyruan atë të ofroj dorëheqjen nga puna. Angelov shpreson se pas publikimeve të shumta nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ku ministrja e brendshme është protagoniste në të shumtën e bisedave, pret që ajo të tërhiqet nga funksioni.

“Para disa ditësh mori vendim për ngritjen e një procedure disiplinore kundër saj. Ne nuk do të lejojmë që gruaja ime të zvarritet nëpër komisionet disiplinore, që dikush të kënaq egon ndaj saj prandaj vet ka dërguar kërkesë për largim nga puna në Ministrinë e Brendshme. Me këtë rast dëshiroj ta pyes ministren e Brendshme, Gorde. Gorde çfarë bën, a është në rregull që gratë të shkojnë nëpër male, jo vetëm gruaja ime. A është në rregull që gratë të sigurojnë festimet e Vitit të Ri. Duke dëgjuar bisedat e Gordes e cila flet për larje hesapesh dhe shkatërrim të kundërshtarëve politik , diçka që patëm mundësi ta dëgjonim vet, tani e kam të qartë pse gruaja ime ka përjetuar këtë terror profesional”, tha Stojançe Angelov, kryetar i “Dinjiteti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat