Janakievski nuk ndjehet i fyer nga Stavrevski. Trajkovski flen i qetë, nuk ndjen përgjegjësi për ‘Kosmosin’

Maqedonia

Janakievski nuk ndjehet i fyer nga Stavrevski. Trajkovski flen i qetë, nuk ndjen përgjegjësi për ‘Kosmosin’

Më: 3 mars 2015 Në ora: 15:33

Ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski nuk ndihet i ofenduar nga fjalët ofenduese që dëgjohen në bisedën mes kolegëve të tij, ministrit të financave Stavreski dhe asaj të brendshme Jankullovska. Në komunikimin telefonik dëgjohen ofendime personale për disa anëtarë të VMRO-DPMNE-së, madje Janakievski cilësohej si i afërt me kryeministrin.

“E kam thënë disa herë se bëhet fjalë për rast klasik të montuar në bashkëpunim me shërbime të huaja. Sa i takon pyetjes se çfarë mendoj për ministrin e financave, Zoran Stavrevski, mund të them se përveç faktit që e kam kolegë, e ndjej si mik të afërt që është pjesë e familjes sime. Raportet i kemi të shkëlqyera dhe ai është një nga bashkëpunëtorët e mi më të mirë, me të cilin diskutojmë për të gjitha projektet dhe për gjetjen e fondeve për realizmin e tyre”, tha Mile Janakievski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Regjistrimet e përgjuara...

“Unë dje u zura me Milen, derisa ju ishit në Demir Kapi iu lajmërova...ai është një nga kopilët më të mëdhenj”.

Edhe krye-bashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski pohon se nuk ka përçarje në VMRO-DPMNE pas publikimit të bisedave telefonike ku tregohet një pamje ndryshe nga ajo që ofrohet në opinion, për unitetin e partisë në pushtet. Trajanovski citohej madje se njeriu që mbulon punët e pista të partisë.

“Me Gordianën, ministren e brendshme kemi bashkëpunim të mrekullueshëm. Qyteti i Shkupit është i hapur edhe për revizione, edhe për gjithçka. Kush të dojë, le të urdhërojë! Ka institucione në shtet që mund të kontrollojnë. Para së gjithash, unë si kryetar i BNJVL-së luftoj për të gjitha komunat. Institucionet duhet të funksionojnë, ndërsa ne kemi bashkëpunim të mirë me ministren dhe ai bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Koce Trajanovski, kryebashkiak i Shkupit.

Biseda telefonike...

-Dhe kopili në vend se ta mbulojë kriminalitetin, tani sulmon, sepse borxhi i vitit 2010 përafërsisht është, ndaj “Transkop” 36 milion denarë, dhe 22 milionë ndaj transportuesit privat. Dhe tani përmes BNJVL-së, me ndihmën e Koces kuptohet, kërkon që ne t’ia mbulojmë borxhet.

-Koce për gjitha gjërat e dyshimta jep mbështetje. Dhe vetëm të të kurdis.

Kryetari i Gazi babës, Toni Trajkovski pohon se “Kosmos”, rast i cili u publikua javën e kaluar, është rrënuar me procedurë ligjore. Prandaj ai nuk ndjen kurrfarë përgjegjësie dhe thotë se e bën gjumin të rehatshëm.

“Po, fle i qetë pa kurrfarë problemi”, u shpreh Toni Trajkovski, kryetar i Gazi Babës.

Ministri i Financave theksoi mbrëmë vonë në konferencë se është normale që njerëzit në qeveri, të kenë mendime të ndryshme, dhe siç tha ai, ato shtrohen në tavolinë, shqyrtohen, shkëmbehen argumente dhe në fund kërkohen zgjidhjet më të mira për qytetarët, në përputhje me programin e partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat