Kur shefi i protokollit thyen protokollin dhe bëhet kryetarë komune

Maqedonia

Kur shefi i protokollit thyen protokollin dhe bëhet kryetarë komune

Më: 3 mars 2015 Në ora: 15:20

Askund në botën e civilizimit nuk njihen shefat e protokollit, sepse puna e tyre është gjithmonë prapa skenave, por në kabinetin e kryetares së Tetovës ndodh që shefi i protokollit të nënvlerësojë edhe kryetarët e komunave si dhe personalitete tjera të qytetit.

Në ditën e komunës së Tetovës që është bërë traditë të festohet me 3 mars ku komuna ndan mirënjohje për personat të cilët kanë kontribuar në afirmimin dhe promovimin e qytetit të Tetovës, në sferat e ndryshme shihet një skandal ku shefi i protokollit qëndron si me qenë kryetarë komune duke lënë pas shpine edhe kryetarin e komunës së Brevenicës dhe drejtorë të institucioneve kulturore si dhe rektorët e universiteteve në skaje të renditjes. Sikur kjo ngjarje të organizohej në vendet evropiane gjysma e sallës do të kishin lëshuar sallën për shkak të mos respektimit të mysafirëve, por për komunën e Tetovës me rëndësi është që të fotografohen e jo të respektohen rregullat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat