Shilegov komenton për Jankullovskën: Ja çfarë quhet çoroditje!

Maqedonia

Shilegov komenton për Jankullovskën: Ja çfarë quhet çoroditje!

Më: 3 mars 2015 Në ora: 11:32

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov komentoi në rrjetin social Facebook reagimin e ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska, e cila mbështeti deklaratat e zv.kryeministrit Zoran Stavrevskit.

Shilegov tha se Jankullovska, pas një muaji heshtje, reagimin e parë të saj e ka mbështetjen e Stavrevskit, ndërkohë që ka qenë viktimë e përgjimeve në cilësinë e ministres së Punëve të Brendshme.

“Të jesh ministër i Punëve të Brendshme në një shtet ku ka skandal me përgjime masive, të jesh viktimë e përgjimeve, të heshtësh një muaj të tërë dhe kur shfaqesh, në vend që të thuash ndonjë gjë për skandalin, të mbështesësh ministrin e Financave...Kjo po që është çoroditje”, deklaroi Stavrevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat