Avokati i pronarit të FIKOM-it dyshon në versionin e vetëvrasjes

Maqedonia

Avokati i pronarit të FIKOM-it dyshon në versionin e vetëvrasjes

Më: 3 mars 2015 Në ora: 11:26

Trupi i pajetë i pronarit të firmës FIKOM është dorëzuar për obduksion.

Nikola Nikoliq u gjet i vetëvarur në tualetin e Burgut të Shtipit.

Mediet lokale raportojnë se rezultatet e obduksionit duhet të tregojnë nëse varja është bërë si vetëvrasje ose si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.

Avokati Aleksandar Petrevski tha se dyshon në versionin e vetëvrasjes, pasi Nikoliq ishte i lumtur sepse duhej të lirohej së shpejti për fundjavat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat