Ambasadori Aivo Orav është në mesin e diplomatëve të përgjuar

Maqedonia

Ambasadori Aivo Orav është në mesin e diplomatëve të përgjuar

Më: 3 mars 2015 Në ora: 11:02

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav është shprehur i shqetësuar për përgjimin e ambasadorëve të huaj, mes tyre edhe vetë ai.

Këtë shqetësim ai i ka shprehur kryetarit të Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve, Samka Ibraimoski.

Kjo gjë është bërë e ditur në njoftimin e partisë për takimin.

“Në takim u bë fjalë edhe për problemin e përgjimeve, zbardhur nga opozita. Me këtë rast, Orav shprehu shqetësimin e tij për situatën në vend, për më tepër që edhe ai ndodhet në listën e të përgjuarve”, thuhet në njoftimin për takimin mes liderit rom dhe ambasadorit Orav.

Të premten e kaluar, lideri socialdemokrat Zoran Zaev tha se mes të përgjuarve janë edhe 6 ambasadorët e shteteve më me ndikim, por nuk pranoi që t’i thotë emrat e tyre. 

Deklarata shkaktoi reagimin e Zyrës së BE-së dhe të ambasadave të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat