Thaçi politikani më i ndershëm shqiptar në Maqedoni

Maqedonia

Thaçi politikani më i ndershëm shqiptar në Maqedoni

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:27

Pas daljes në skenë të aksionit “Puç” dhe  pohimeve të liderit të LSDM-së  Zoran Zaev, se partia e Thaçit është në kontroll të plotë të VMRO-së dhe se PDSH nuk është parti opozitare, lind dyshimi për ndershmërin e Menduh Thaçit se në çfar mënyre nga opozita është aq i fuqishëm në qeverinë e kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Nuk dihet sa është i sinqert, Thaçi plotë 20 vite në politikën e Maqedonisë që asnjëher nuk arriti t’i fitoj zgjedhjet.

Zakonisht në jetën e përditshme ka disa lloj gënjeshtrash në politikë. Ka gënjeshtra elektorale, ka gënjeshtra në mbrojtje të vetes kur kapesh në shkelje të ligjit a rregullave morale, ka gënjeshtra për të rritur lavdinë personale e atë familjare të politikanit të ndershëm që jo rrallë herë e ndëgjojm nga Thaçi.

Mirëpo ka gënjeshtra zbukuruese që Thaçi i bënë përmes akrobacioneve politike, “të thuash sot diçka e nesër një gjë tjetër”, është po ashtu një gënjeshtër politike. Lidhur me këtë të fundit, vërehet se ndryshimet reale të opinioneve të politikanit, kanë një ndikim të caktuar tek zgjedhësit,e efekte të ndryshme psikologjike shumë më të mëdha se ndryshimet oportuniste a akrobacitë politike të tij. Politikanët efektivë si Thaçi, kanë mekanizma mendorë të veçantë për të operuar me ndryshimet e pozicionimeve.

Thaçi flet ndryshe kur është në qeveri, ndyshe në opozitë dhe ndryshe në mitingje. Apsolutisht në “mitingje” ju lanë kokën militantëve partiak se ja këtë herë do jemi në qeveri dhe do e kemi pushtetin në dorë.

Por nuk duhet harruar edhe se politikanët mund ta ndryshojnë mendjen e tyre si çdo kush tjetër, mirëpo Thaçi është rekorder. Një ditë më parë thoshte se  posti i prisidentit në Maqedoni nuk ka peshë, pas disa ditësh ktheu mendjen dhe Iljaz Halimin e nxorri kandidat presidencial të PDSH-së.

Kjo është ndër veçoritë njerëzore që haset vetëm tek politikanët, por që bie më shumë në sy tek Thaçi sepse ai është në qendër të vëmendjes dhe nga vendimet e fjalës së tij, varen fatet e shumë njerëzve të cilët e presin me vite PDSH-në.

Një formë tjetër e gënjeshtrës politike është dredhia, shmangja e përgjigjes direkte apo dhënia e një përgjigjeje tjetër për një pyetje tjetër, sidomos kur kjo drejtohet nga gazetarët por edhe nga publiku i interesuar, të cilën Thaçi e bëri në Parlament se do të ngrej padi ndaj Zoran Verushevskit, por jo edhe ndaj shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov ku opozita maqedonase e akuzon se Mijallkov dhe Gruevski kanë gishtë në përgjimet e fundit në Maqedoni.

Thaçi i mbetet besnik i politikës së Gruevskit, ndërsa votuesit duhet të presin edhe 100 vite tjera që premtimet e Thaçit të bëhen realitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat