Flet Jankullovska për përgjimet: Stavrevski e heshti Zaevin

Maqedonia

Flet Jankullovska për përgjimet: Stavrevski e heshti Zaevin

Më: 3 mars 2015 Në ora: 09:21

Ministrja e punëve të brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska nëpërmjet profilit të saj në Facebook ka komentuar audioincizimet e përgjuara të publikuara nga ana e kryetarit të opozitës e në të cilat incizime ajo flet me ministrin e financave Stavrevski për veprime të kundërligjshme dhe që nuk pajtohet me veprimet e kryeministrit Gruevski.

“Stavrevski e heshti Zaevin: Me ministrant dhe kryeministrin ndonjëherë kemi mendime të ndryshme, por çdoherë vendosim për më të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Jankullovska.

Ky reagim i ministres Jankullovska ka ardhur pas presskonferencës që kolegu i saj Stavrevski mbajti për media, e ku deklaroi se për incizimet do të flaës pasi gjykatat të japin vendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat