Zagraçan, Kuvendi i Lëvizjes zgjodhi strukturat drejtuese!

Maqedonia

Zagraçan, Kuvendi i Lëvizjes zgjodhi strukturat drejtuese!

Më: 2 mars 2015 Në ora: 22:02

U zhvillua sonte në Zagraçan, Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Lëvizjes për reforma në PDSH, kuvend ky i organizuar si pjesë e procesit të zgjedhjeve të brendshme partiake për organizimin e Kongresit të VI-të dhe të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare.

Për Kryetar të Lëvizjes në nëndegën e Zagraçanit u zgjodh Zudi Bajrami, ndërsa kuvendarë u zgjodhën Argim Ibrahimi dhe Neim Bajrami.
Ashtu si në shumicën e kuvendeve edhe në Zagraçan i pranishëm ishte Kryetari aktual i degës së PDSH-së në Strugë, Syrja Rashiti dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.
Rashiti para anëtarësisë së Zagraçanit sqaroi çështjet procedurale rreth organizimit të zgjedhjeve dhe Kongresit.

Ndërsa iniciatori i Lëvizjes për reforma në PDSH, Ziadin Sela foli për qëllimet e Lëvizjes si dhe për situatën aktual politike.
Ai tha se është e patjetërsueshme reformimi i PDSH-së, por edhe i tërë skenës politike shqiptare.

“Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi garojnë mes veti se kush të jetë më afër Mijallkovit” tha mes tjerash Ziadin Sela para të pranishmëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat