Zaev: Stavreski sonte e konfirmoi vërtetësinë e inçizimeve

Maqedonia

Zaev: Stavreski sonte e konfirmoi vërtetësinë e inçizimeve

Më: 2 mars 2015 Në ora: 21:20

Ndaj pres konferencës së sontme të ministrit të Financave, Zoran Stavrevskit i cili tha se inçizimet janë të krijuara dhe selektike, ka reaguar edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaevi i cili në emisionin “Top tema” të televizionit Telma tha se me interpretimin e deklaratave, ai konfirmoi autenticitetin e bisedimeve.
“Unë shoh se njeriu ishte i vetëdijshëm dhe ja ka reaguar me një konferencë për shtyp. Edhe pse ai mburret se ekonomia ka shënuar arritje të larta, ai në inçizimet tregoi se mërzitet. Realisht, ai në inçizime jep një pasqyrë të qartë të asaj që po ndodh në qeveri” tha Zaevi në bisedë me gazetarin Bobi Hristov, transmeton Tetovasot.
Lideri i LSDM, Zoran Zaevi më tej tha se Stavreski për të cilin beson se është një njeri më i ndërgjegjshëm në qeveri dhe njoftoi se do të dëgjoni se si ka reagouar nddaj manipulimeve zgjedhore të cilat do të jenë tema e konferencave të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat