Sa shtetas të Maqedonisë përfituan azilin në BE?

Maqedonia

Sa shtetas të Maqedonisë përfituan azilin në BE?

Më: 2 mars 2015 Në ora: 12:50

Mijëra qytetarëve të Maqedonisë i është refuzuar statusi i azilit në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa vetëm një numër simbol i tyre kanë përfituar të drejtën e azilit.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e BE-së, vetëm dhjetëra shtetas të Maqedonisë kanë përfituar statusin e azilit, edhe ato raste të rrezikshmërisë së lartë në aspektin etnik, religjioz dhe gjinor, ndërsa mbi 7 mijë veta janë refuzuar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë thekson se nuk e di numrin e saktë të shtetasve që kanë përfituar azilin, por sipas saj, bëhet fjalë për një numër shumë të vogël.

Nga Brukseli bëhet e ditur se nuk raportohet për numrin e personave të tillë, për shkak të sigurimit të statusit dhe jetës së tyre.

Nga kërkesat e përgjithshme për azil në vendet e BE-së gjatë 2014, 21 për qind prej tyre janë bërë nga shtetas të Maqedonisë. /INA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat