Howit në qendër të kritikave, "hakmarrje" për mbështetjen e Zaevit

Maqedonia

Howit në qendër të kritikave, "hakmarrje" për mbështetjen e Zaevit

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:27

Ish-raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Richard Howit është gjendur në qendër të kritikave të gazetës “Dnevnik”.

Në artikullin me titull “Howit në dispozicion vetëm më 25 shkurt, kur mbrojti Zaevin”, gazeta thotë se ish-raportuesi ka injoruar pyetjet e saj në lidhje me rastin “Puç”.

Shkak për këtë artikull, ka qenë mungesa e përgjigjes së ish-raportuesit kur është pyetur nga gazeta për dënimin e njërit prej të akuzuarve në rastin “Puç”.

Gazeta thotë se Howit ishte në dispozicion për gazetarët vetëm më 25 shkurt, kur qëndroi në Shkup dhe lëshoi disa deklarata, ku shprehte shqetësim për arrestimin e mundshëm të liderit socialdemokrat. 

Por një vit më herët, Hoëit ishte i preferuari i medieve maqedonase, sepse ai po përpiqej me të gjitha forcat që Maqedonisë t’i siguronte datën e negociatave për anëtarësim.

Tani që Howit nuk është më raportues dhe mban qëndrime kritike ndaj zhvillimeve të fundit, ai po kritikohet nga mediet e afërta me VMRO-DPMNE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat