Njerëzit e Majës dhe Mehazit mbledhin nënshkrime?!

Maqedonia

Njerëzit e Majës dhe Mehazit mbledhin nënshkrime?!

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:15

Njërez që pa merita janë bërë shefa dhe kanë poste tjera të larta aktualisht qëndroj pas nënshkrimeve në Fondin për Shëndetësi merr vesh jozyrtarishtë Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”.

Të punësuarit në Fondin shëndetësor mbledhin nënshkrime për kthimin e drejtorëve Maja Parnaxhieva-Zmejkova dhe Xhemali Mehazi. Nismën e kanë filluar kinse të punësuarit, ndërsa thonë se jehona ka qenë masive që nuk është e vërtet, pasi Maja Parnaxhieva-Zmejkovka përmes frikës ka ushtruar presion të madh të madh ndaj të punësuarve.

Nga ana tjetër Mehazi si drejtor i dështuar plot tre vjet nuk arriti asnjë shkronjë shqipe të vendos në uebaqen dhe buletinin mujor të Fondit, pastaj të pozicionoj të punësuarit shqiptar në njësit rajonale dhe në selinë e Fondit. Mehazi suksesin e vetëm e ka në hapjen e dy zyrave të fondit në dy fshatra edhe atë në Likovë dhe Bogovinjë.

Parnaxhieva dhe Mehazi dhanë dorëheqje për shkak të rastit të Tamarës së vogël e cila vdiq duke pritur operacion jashtë shtetit.

Të dy drejtorët jozyrtarisht regjistrohen në historinë e fondit si drejtor që do të japin llogari edhe para gjykatës në Shkup për rastin Tamara, sepse familjarët e Tamarës së vogël me vite kanë kërkuar ndihmë të Fondi, por Fondi nuk ka dhënë para për operim jashtë Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat