LSDM: Asnjë zyrtar shqiptar nuk kërkoi të mos publikohen përgjimet

Maqedonia

LSDM: Asnjë zyrtar shqiptar nuk kërkoi të mos publikohen përgjimet

Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:50

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë ka përgënjeshtruar sërish raportimet se politikanë shqiptarë kanë kërkuar mospublikimin e përgjimeve të tyre.

Burime zyrtare nga kjo parti thanë për “Zhurnal” se tek ata nuk ka arritur asnjë kërkesë zyrtare ose jozyrtare, për të mos publikuar përgjime të caktuara.

Zyrtarë socialdemokratë thanë se javën e kaluar edhe lideri i tyre Zoran Zaev mohoi që politikanë shqiptarë t’i kenë kërkuar mospublikimin e materialeve, siç pretendohet nga disa medie.

Ai tha se nuk është komunikuar nga asnjë zyrtar shqiptar për çështjen e përgjimeve dhe lëshoi batutën se “ndoshta ata kanë frikë të më telefonojnë pasi unë vazhdoj të jem i përgjuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat