Raportohet se është gjetur i vdekur në burg pronari i firmës ”Fikom”, Nikola Nikoliq, i cili për opinionin është i njohur me aferën e shitjes së një apartamenti të njëjtë dy apo më shumë njerëzve.
Avokati Aleksandar Petrovski tha për mediet maqedonase se autoritetet e burgut të Shtipit e kishin njoftuar se klienti i tij i ka marrë jetën vetes, duke u varur në tualetin e burgut.
Nikoliq ishte në burg prej 9 vitesh dhe së shpejti do t’i lejohej dalja në liri për fundjavë.
Autoritetet e burgut nuk kanë komentuar rastin.