Tentoi trafikimin e drogës me gruan, nënën dhe dy fëmijët e tij

Maqedonia

Tentoi trafikimin e drogës me gruan, nënën dhe dy fëmijët e tij

Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:20

Policia serbe ka vënë në pranga dje një shtetas të Maqedonisë, i cili tentoi trafikimin e substancave narkotike në Serbi.

Arrestimi ndodhi dje në pikën kufitare “Preshevë”, ku i dyshuari me makinën e tij Ford Focus tentoi kalimin në Serbi, por u zbulua se transportonte drogë.

Pas kontrollit ndaj makinës, doganierët serbë gjetën 8.5 kilogramë drogë “heroinë”, fshehur në një bukur special.

Policia serbe, duke komunikuar rastin, tha se i dyshuari kish tentuar ta maskonte transportin e drogës duke marrë me vete gruan, nënën dhe dy fëmijët e mitur.  

Kur u pyet se për ku është nisur, i dyshuari tha se po shkonte mysafir së bashku me familjen.

Policia dyshoi meqë posedonte të dhëna se i dyshuari kish bashkëpunuar në të kaluarën me dilerë lokalë droge dhe e urdhëroi që të dalë nga makina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat