Kuvendi mban seancën e 37-të

Maqedonia

Kuvendi mban seancën e 37-të

Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:10

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 37-të, në rend dite të së cilës janë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Taksë doganore, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për veprimtari inovative dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për pyjet, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët do të debatojnë edhe për Kërkesën për t'i dhënë interpretim autentik nenit 9 paragrafit (5) të Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, të dorëzuar nga Lubica Buralieva, për Kërkesën për interpretimin autentik të nenit 113 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune, i dorëzuar nga kryebashkiaku i Komunës së Gazi Babës, si dhe për Propozim ligjin për shpalljen e lokalitetit të park-pyllit Gazi Baba si park i natyrës në lexim të parë.

Në rend dite janë edhe Propozim ligji i plotësuar për procedurë të përgjithshme administrative, ndryshimet e Ligjit për Inspeksionin administrativ, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, të Ligjit për polici financiare, ndryshimet e Ligjit për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Drejtorinë doganore, të gjitha në lexim të dytë.

Deputetët do t'i shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, Propozim ndryshimet e Ligjit për mënyrën dhe procedurën e pagesës së investimeve të deponuara në deviza për të cilat garanton Republika e Maqedonisë, të gjitha në lexim të dytë.

Në rend dite janë edhe Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë në lexim të dytë, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e sanksioneve në lexim të dytë, Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për shërbim gjyqësor në lexim të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat