Imeri: Nëndegët në dinamikë tepër të kënaqshme!

Maqedonia

Imeri: Nëndegët në dinamikë tepër të kënaqshme!

Më: 1 mars 2015 Në ora: 20:01

Kuvendi i nëndegës së Bogovinës, zgjodhi kryetarin e ri të nëndegës së PDSH-së z. Safet Miftari. Gjithashtu në këtë nëndegë u zgjodh edhe kryesia e ngushtë dhe anëtarët e Kuvendit të degës si dhe kuvendarët e Kongresit të VI-të.

Kryetari i Këshillit për degën e Bogovinës, z. Abedin Imeri tha se gjithçka shkon sipas dinamikës së paraparë dhe nëndegët po krijohen në një frymë mjaft demokratike. “Mendoj se procesin e krijimit të nëndegëve në Bogovinë e ndjek një frymë tejet demokratike. Po zgjidhen kryetarë të nëndegëve meritorë dhe gjithçka po zhvillohet sipas dinamikë së kënaqshme”, tha Imeri.

Sipas tij, në Bogovinë do të vazhdohet në krijimin e gjithë nëndegëve deri në organizimin e Kuvendit të degës që do të kulmojë në organizimin e Kongresit të VI-të legjitim të PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat