Prostitucioni i VIP-ave në hotelet e Shkupit, ofrohen për 500 euro

Maqedonia

Prostitucioni i VIP-ave në hotelet e Shkupit, ofrohen për 500 euro

Më: 1 mars 2015 Në ora: 19:59

Skandali i përfshirjes së femrave të njohura në prostitucion, tashmë është përhapur edhe në Maqedoni. Për të fshehtat e këtij ‘biznesi’ pavarësisht se kanë treguar vendet se ku ndodh, emrat e modeleve dhe femrave të ekranit mbetet anonime.

Shumë prej personazheve të njohura publike maqedonase bëhet me dije se, janë kliente të rregullta për një mbrëmje në hotelet e Shkupit.

Një recepsionist i një hoteli në Shkup thotë për “Libertas” se, shpesh kur ai është në punë ka ndodhur të shoh fytyra të njohura të televizioneve të cilat kërkojnë dhomë në hotel, që më parë kanë qenë të rezervuara nga persona të tjerë.

“Shumë prej vajzave unë i njoh nga televizioni apo gazetat. Kur unë u kërkoj letërnjoftimin, ata janë konfuze dhe shpesh thonë se do të qëndrojnë për pak. Zakonisht mbajnë syze dielli të errëta apo një kapelë, por unë i njoh”, është shprehur i riu.

Sipas tij, zonjat e klasës së lartë ose vajzat e ‘kategorisë A’, qëndrojnë në dhomat e hotelit për rreth një orë e gjysmë dhe kjo kryesisht gjatë natës, por ka nga ato që vijnë gjatë ditës. Sipas një burim tjetër të “Libertas”, kostoja e shërbimeve të vajzave nga “kategoria A” shkon nga 300 deri në 500 euro për një natë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat