Ministria e Transportit nuk përfill kërkesën për nevojat e transportit publik në Tetovës

Maqedonia

Ministria e Transportit nuk përfill kërkesën për nevojat e transportit publik në Tetovës

Më: 1 mars 2015 Në ora: 16:59

Ministria e Transportit dhe lidhjeve nuk përfill aspak kërkesën e Komunës së Tetovës, për furnizim e ndërmarrjes transportuese me tetë autobusë, për rregullimin e problemit shumë vjeçar të transportin publik në qytet. Kërkesa është dërguar me kohë, por nga dikasteri i transportit jo vetëm që nuk është shqyrtuar, por madje nuk kanë as njohuri se në cilin sektor është dërguar, transmeton Alsat.

Pas injorimit të kërkesës nga ministria e transportit, komuna e Tetovës i është drejtuar qeverisë për shqyrtimin e rastit.

“Ne tanimë i kemi dërguar një urgjencë edhe qeverisë dhe kemi kërkuar që kjo të del në rend dite në seancë edhe të qeverisë”, tha Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Nga qeveria thonë se kërkesa është futur në procedurë qeveritare, por ende nuk dihet se kur do të diskutohet për të. Ndërmarrja transportuese komunale është themeluar para një muaji por nuk ka asnjë autobus ndërsa transporti nëpër qytet realizohet me furgon privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat