Gruevski ka përgjuar edhe ambasadorët e huaj

Maqedonia

Gruevski ka përgjuar edhe ambasadorët e huaj

Më: 1 mars 2015 Në ora: 14:33

Kryeministri maqedonas i është shmangur komentimit të drejtpërdrejtë të përgjimit të ambasadorëve të huaj në Maqedoni. Pavarësisht interesit të gazetarëve, ai devijoi pyetjen duke kërcyer nga rasti i përgjimeve te rasti i ashtuquajtur i puçit.

“Ato çfarë dija, unë i prezantova në konferencë për media dhe tani ua lë institucioneve të shtetit të zgjidhin në procedurë të qartë, transparente ku të shihet nëse ka pasur ose nuk ka pasur shpërdorim autoritetit apo dikush tjetër e ka shpërdoruar atë, ashtu siç kemi një vendim gjyqësor ku një i akuzuar pranoi plotësisht veprën e tij joligjore për të cilën ishte shpërblyer në mënyrë materiale nga persona që gjithashtu janë të dyshuar në këtë proces, e që i kanë treguar se bëhet fjalë për porosi nga shërbimi i huaj për zbulim”, tha Nikolla Gruevski.

Nga ana tjetër ai tha se për momentin nuk do të planifikojë as dorëheqjen e tij dhe as të ministrave, përfshi edhe Jankullovskën, më të përfolurën në regjistrimet audio të publikuara nga opozita.

“Në këtë moment nuk duhet të përshpejtohet me dorëheqje, për dorëheqje të mundshme duhet të pritet përfundimi i procesit gjyqësor, të shihen faktet dhe më pas të shqyrtohen se çfarë hapash duhet të ndërmerren”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë.

Që prej tre javësh, kur filloi publikimi i telefonatave që vë në dyshim funksionimin e aparatit shtetëror dhe ndërhyrjen e tij në pushtetet tjera, kreu i qeverisë dhe ministrat e tjerë vazhdojnë të mos ndihen aspak përgjegjës për përmbajtjen dhe implikimin e tyre në aktivitete kriminale

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat