Sela: Në Maqedoni ka nevojë për një EULEX

Maqedonia

Sela: Në Maqedoni ka nevojë për një EULEX

Më: 1 mars 2015 Në ora: 10:58

Zijadin Sela, kreu i Lëvizjes për reforma në PDSH, në një emision në TV  Globi komenton ngjarjet e fundit politike në Maqedoni. Ndërmjet tjerash, ai përmend besueshmërinë e institucioneve me një ndërhyrje ndërkombëtare si EULEX-i në Kosovë.

“Shqiptarët përfundimisht u bindën, po edhe faktori ndërkombëtar, që institucionet e shtetit dhe kur them këtë drejtësia është tendencioz.

Këto argumente a i kemi në dorë ne si shqiptar? I kemi thënë me qindra e mijëra herë në pres konferenca dhe në fjalime në foltore të Parlamentit.

Dhe tani që e kemi një argument në dorë, heshtim. Themi se do të padisim Verushevskin, ose këtë tjetrin ose atë tjetrin. Për ne është i rëndësishëm sistemi.

Besueshmëria e institucioneve nuk kthehet te shqiptarët pse do të kemi qeveri teknike, ose pse do të hiqet Nikolla Gruevski dhe vjen dikush tjetër të bëhet kryeministër.

Besueshmëria e institucioneve te shqiptarët do të kthehet në momentin kur do të vije EULEX-i në Maqedoni, njësoj si në Kosovë.  Vetëm atëherë mund të besojmë se ky sistem do të funksionoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat