Zaev: BDI është pjesë e Qeverisë, PDSH nën kontroll të plotë të Sasho Mijallkovit (VIDEO)

Maqedonia

Zaev: BDI është pjesë e Qeverisë, PDSH nën kontroll të plotë të Sasho Mijallkovit (VIDEO)

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 14:30

Zoran Zaev, kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, LSDM, deklaroi në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku se dorëheqjen e zyrtarëve të lartë do të shpëtojnë Maqedoninë nga protestat dghe dalja në rrugë e qytetarëve.

“Une shpresoj se nuk do te vije deri te kjo sepse pres qe per nje kohe shume te shkurter te nisin doreheqjet e figurave me te larta pergjegjese, politike ne vend. Kjo do ta shpetoje Maqedonine nga reagimi i qytetareve, dalja ne rruge, protestat dhe situata te ngjashme. Sinqerisht shpresoj, por kjo varet nga Qeveria, kjo nuk varet nga opozita. Nese Gruevski, bashke me disa njerez rreth tij nuk e bejne kete gje, te gjitha variantet jane te hapura por ne e dime si opozite se nuk guxojme ti shkaktojme deme te pariparueshme vendit tone”.

Intervista e plotë me Zoran Zaev, president i LSDM

Zoti.Zaev, mirserdhet ne televizionin tone dhe ne programin tone “Ballkan Magazine”.

Ju falenderoj per interesimin dhe pershendetje per qytetaret e Shqiperise.

Faleminderit shume. Le te fillojme me kete qe keni publikuar, me pergjimet e rreth 20 mije qytetareve dhe rreth 100 gazetareve. Çfare eshte kjo? Çfare do te thote kjo?

Ne Maqedoni po ndodh nje proçes specific i cili besoj se do ta çoje Maqedonine ne nje unitet me te mire, dhe do te hape rruget dhe perspektiven qe e çon Maqedonine ne Bashkimin Europian dhe ne Nato. Proçesi qe po ndodh eshte berja e ditur, nga ana e opozites e asaj qe ka bere qeveria dhe e cila nuk eshte e lejuar me Kushtetute dhe me ligje. Qeveria e Nikolla Gruevskit, permes Sherbimeve Sekrete, ka pergjuar me shume se 20 mije qytetare nder te cilet me se shumti opoziten, por edhe gazetaret, pjese te caktuara te shoqerise civile, njerez (anetare) te caktuar te qeverise, parlamentit, akademise se Shkencave, Bashkesite fetare dhe segmente tjera te shoqerise te rendesishem per Maqedonine.

Çfare do te thote kjo per opinionin publik ne Maqedoni?

I gjithe opinini ne Maqedoni, por besoj se edhe ne fqinjesi por edhe ne tere Europen eshte i tmerruar sesi dikujt i lejohet qe te shkele Kushtetuten dhe ligjet e vendit te vet dhe kjo veçanerisht eshte bere nga ana e pushtetit ekzekutiv. Ky proçes eshte gjithsesi shume i veshtire per popullin tone, por te gjithe jemi te lumtur se pas ketij katarsi qe ndodh, me ne fund, Maqedonia do te dale si vend me i forte, me i bashkuar dhe me te ardhme me te sigurte.

Kush i beri keto, pergjimet dhe pse?

Sherbimet Sekrete nen udheheqjen e Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Drejtorit te Sherbimit Sekret te Maqedonise, ne nje periudhe prej me se 4 vjetesh kane pergjuar te gjithe njerezit. Perveç kesaj, ka perdorur te gjitha mjetet qe ka patur ne dispozicion Ministrine e Puneve te Brendshme dhe sektorit te policise se fshehte, te shprehem ashtu, per interesa te veta politike. Nje nga arsyet se pse ky regjim eshte mbajtur ne Maqedoni per keto vite eshte duke ju falenderuar keqperdorimit te qeverise qe eshte bere permes pergjimit te qytetareve.

Çfare kane nxjerre ne drite pergjimet, çfare kane nxjerre?

Para se gjithash i kemi bere me dije popullit disa gjera shume te rendesishme. I kemi bere te ditur publikut se eshte pergjuar opozita ne Maqedoni, edhe ajo maqedonase edhe ajo e bllokut shqiptar. I kemi bere te ditur publikut se jane pergjuar partneret e koalicionit te pjeses shqiptare te qeverise, por edhe Ministra te rendesishem te qeverise. I kemi bere te ditur publikut se si eshte anashkaluar i gjithe sistemi i drejtesise ne Maqedoni, edhe prokuroria edhe gjykatat. E gjitha kjo me qellim qe te tregohet sesi drejtesia eshte nen kontrollin e qeverise, se emerimet e gjykatesve jane nen kontrollin e qeverise dhe te tilla si keto. Treguam gjithashtu nje shembull sesa arrogante dhe e pafytyre mund te jete qeveria me arrestimin e atyre qe mendojne ndryshe politikisht, vetem per shkak se e kundershtojne qeverine. Ky eshte rasti i Lube Boshkovskit, kryetarin e nje partie opozitare – “Te Bashkuar per Maqedonine” i cili aktualisht eshte ne burg. Gjithashtu kemi publikuar se si qeveria i kontrollon mediat. Sesi jane pergjuar me shume se 100 gazetare, sesi jane bere analiza per raste te veçanta, ku gazetaret kane patur interesim te vecante dhe edhe sot, kur e bejme kete interviste, kemi publikuar se Kryeministri ka ditur te behet hakmarres, ndaj atyre qe mendojne ndryshe politikisht, per shkak se keta njerez i jane kundervene. Do te vazhdojme te publikojme te gjitha veprimet e kunderligjshme dhe kriminale qe ka ndermarre qeveria gjate periudhes 9 vjeçare sa eshte ne pushtet.

Ndoshta nuk eshte e drejte t’iu pyes per kete, por çfare marredheniesh keni ju me kryeministrin Gruevski, nuk e keni mik besoj?

Une jam kryetar i opozites dhe kryesoj partine me te madhe qe nuk eshte ne pushtet. Para se te ndodhe e gjithe kjo, ne beme perpjekje per te mbrojtur opinionin nga keto qe po bejme publike ketyre diteve, duke u perpjekur t’i japim shansin permes nje proçesi normal gjyqesor dhe transparent para publikut qe ta zgjidhim kete problem, por gjithsesi Gruevski e dinte se behet fjale per lekuren e tij dhe se behej fjale per momentin e humbjes se pushtetit. Para kesaj, u bene disa arrrestime dhe paraburgime dhe perpjekje te papara per tu marre deklarata paraprake. Ne nje moment moren edhe pasaporten time si kryetar i opozites dhe mori vendim qe une te paraqitem ne gjykate çdo te hene. U fut ne marrezi te medha dhe ne balte te madhe me qellimin e vetem qe te shpetoje lekuren e vet.

Si e vleresoni punen e Kryeministrit per Maqedonine?

Absolutisht te keqe, ky eshte regjim, eshte diktature e cila po qeveris ne vendin tone dhe une jam i bindur se me hapjen e ketij proçesi qe ne kemi nisur, me ne fund, vendi yne do te clirohet. Qellimi perfundimtar eshte qe e gjitha kjo qe po bejme ne, partite e opozites te bashkuar, eshte kthimi perfundimtar i lirise, demokracise dhe vlerave Europiane ne Republiken e Maqedonise.

Ka krize ne Maqedoni. A mund te kete shperthim te kesaj krize dhe te shkoje me keq?

Jo, une jam i bindur se pas ketij proçesi, per Maqedonine do te jete shume me mire sesa eshte sot. Pse eshte keshtu? Sepse pas 24 vjetesh kemi nje “pavaresi” te Maqedonise, te gjitha bashkesite etnike jane te bashkuara, te gjithe jane te bashkuar per te kthyer lirine dhe demokracine ne vendin tone. Te gjithe jane te bashkuar sepse kemi perkrahjen e aaqedonasve, shqiptareve, turqve, romeve, boshnjakeve, serbeve dhe te gjitha bashkesive etnike ne shoqerine tone multietnike. Do t’i tregojme vendit tone se pse ka qene nen pushtim per gjithe keto vite nga qeveria e cila duhet t’i sherbeje popullit dhe sesi do ti hapim rruget per ne Europe dhe ne NATO, dhe kjo eshte shume e rendesishme edhe per Shqiperine, edhe per vendin tone, Republiken e Maqedonise.

Ku po shkon Maqedonia ne kete moment?

Aktualisht Maqedonia po i afrohet shume shpejt çlirimit nga prangat e okupimit te individeve ne qeveri dhe me kete edhe hapjes se rrugeve per ne Bashkimin Europian dhe ne NATO.

Dhe cilat jane problemet me te medha ne Maqedoni tani?

Nikolla Gruevski, Sashko Mihalkov dhe disa individe te tjere ne pushtet.

Kemi krize. Si te zgjidhet?

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonise dhe opozita po ec hap pas hapi ne kete proçes dhe do ta beje te ditur drejtimin politik per zgjidhjen e krizes ne nje moment te caktuar kur do te njoftohen te gjithe qytetaret tane, i gjithe opinioni yne dhe i gjithe botes, i gjithe Bashkimi Europian.

A mund te kemi nje qeveri teknike apo zgjedhje te parakohshme?

Gjithsesi, ne fund vetem qytetaret me voten e tyre japin legjitimitet per zgjidhjen e çfaredo problemi e veçanerisht nje problem te tille siç eshte kriza politike ne Maqedoni, por paraprakisht, duhet te kete nje qeveri kalimtare, jo teknike e cila do pergatise Maqedonine per zgjedhje te ndershme, te lira dhe demokratike, qe do pergatise te gjithe aparatin shteterore te nje shteti normal per zgjedhje te lira dhe demokratike.

Kur dhe kush mund te jape zgjidhje per dalje nga kjo krize?

E para ne ne shtepi duhet te ofrojme zgjidhje, te ofrojme te gjitha kapacitetet tona qe kemi per te zgjidhur kete krize, por gjithsesi ne presim ndihme edhe nga fqinjet edhe nga Bashkimi Europian, nga NATO dhe bashkesia nderkombetare, parimisht ne menyre diplomatike, siç edhe lejohet me te gjitha konventat nderkombetare dhe rezolutat, por me se shumti varet nga ne brenda. Edhe ne kete moment po tregohet se opozita ka kapacitet te fuqishem qe te merret trimerisht me kete, te reagoje, ndaj marrezive dhe veprimeve te palejuara qe po ndodhin ne vendin tone. Ky duhet te jete nje sinjal i fuqishem per partneret tane ne fqinjesi, per partneret tane ne Bashkimin Europian, se Maqedonia eshte vend me kapacitete te vetat, por qe edhe kur nje vend ka nevoje, edhe Maqedonia, duhet ndihmuar, gjithsesi parimisht pa u perzier ne Kushtetuten e vendit tone, ne ligjet tona. Por ne jemi vend anetar i Kombeve te Bashkuara, ne jemi vend kandidat per Bashkimin Europian. Brenda kornizave te asaj qe lejohet, ta ndihmojne Repibliken e Maqedonise.

Zoti.Zaev, a mund te presim protesta te medha ne Maqedoni?

Une shpresoj se nuk do te vije deri te kjo sepse pres qe per nje kohe shume te shkurter te nisin doreheqjet e figurave me te larta pergjegjese, politike ne vend. Kjo do ta shpetoje Maqedonine nga reagimi i qytetareve, dalja ne rruge, protestat dhe situata te ngjashme. Sinqerisht shpresoj, por kjo varet nga Qeveria, kjo nuk varet nga opozita. Nese Gruevski, bashke me disa njerez rreth tij nuk e bejne kete gje, te gjitha variantet jane te hapura por ne e dime si opozite se nuk guxojme ti shkaktojme deme te pariparueshme vendit tone.

Dhe pyetja e fundit: Çfare mendimi keni dhe çfare marredheniesh keni me shqiptaret ne Maqedoni?

Shqiptaret ne Maqedoni jane qytetare te barabarte me maqedonasit, turqit, vllehet etj. Shqiptaret ne Maqedoni i kane te njejtat probleme qe i kane maqedonasit ne vendin tone; ata luftojne per mireqenie me te mire ekonomike siç luftojne maqedonasit. Ata luftojne per liri dhe demokraci siç luftojne edhe maqedonasit. Ata luftojne gjithashtu qe te mbajne femijet e tyre ne vendin tone, te jetojne me ta si prinder, qe te kene te ardhme te sigurte e jo te ikin jashte vendit siç ndodh tani ne Maqedoni. Nje e katerta e qytetareve te Maqedonise, maqedonas, shqiptare, turq, vllehe, po ikin jashte vendit dhe kjo eshte e pranishme edhe te shqiptaret e Maedonise. Dhimbja qe ka nje nene maqedonase eshte e njejte me dhimbjen qe ka nena shqiptare. Prandaj te gjithe jemi te bashkuar per te kthyer lirine dhe demokracine, vlerat europiane dhe perspektiven me te mire per te gjithe ne qytetaret e Maqedonise ne menyre te barabarte.

A keni partner politik ne mesin e shqiptareve te Maqedonise?

Per momentin, LSDM nuk ka partner politik ne mesin e shqiptareve, per arsye se dy partite me te medha politike jane bashkepuntore te pushtetit (qeverise). BDI eshte ne koalicion ne pushtetin ekzekutiv – ne Qeveri dhe PDSH e Menduh Thacit eshte ne bashkepunim te drejtperdrejte me Presidentin e vendit dhe nen kontroll te plote nga Sasha Mijalkov-shef i policise sekrete dhe per momentin pra nuk kemi. Por gjithsesi, çdo façtor politik i cili do ti kundervihet ketij regjimi dhe diktatures eshte i mireseardhur. Gjithsesi ekzistojne parti te rendesishme te vogla politike shqiptare dhe ato jane partnere te mireseardhur politik per bashkepunim me LSDM-ne dhe une u bej thirrje atyre qe te vendosim komunikim, te ndihmojme se bashku, te shkembejme informacione dhe te tjera.

Ju faleminderit shume zoti Zaev.

Faleminderit shume, pershendetje per shikuesit tuaj dhe qytetaret e Shqiperise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat