Shumë mospërputhje në aksionin “Puç”

Maqedonia

Shumë mospërputhje në aksionin “Puç”

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 12:38

Shumë mospërputhje ka në të gjithë rastin “Puç, komentojnë ekspertët pasi është bërë e ditur se njëri prej të akuzuarve Zvonko Kostovski, ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg.

Në akuzë thuhet se Kostovski e ka shfrytëzuar pajisjen për përgjim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa më pas materialet nëpërmjet një punëtori tjetër të DSK-së kanë arritur deri tek i akuzuari i parë Zoran Verushevski. Verushevski më pas ka pasur në plan që materialet ti dorëzojë tek shërbimet sekrete, por në ndërkohë kanë përfunduar në duart e liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Ish prokurori publik Jovan Trpenovski thotë se ka shumë mospajtime, që janë jashtë çfarëdo procedure dhe nuk mundet tani të kërkohet logjikë në paraqitjen e disa fakteve.

“Nuk mund të paraqitet diçka që është nën fazën e hetimit. Me çfarë probabilitet njeriu mund të pranojë se kjo është e vërtetë, sepse komentohet ashtu siç i përshtatet atij personi që është i prekur. Prandaj, nuk mund të them çka është reale, çka është e vërtetë, çka është objektive, por gjithçka është në fazën e paraqitjes së pozitës personale dhe ne këtu praktikisht nuk kemi gjykim objektiv dhe nuk kemi vlerësim të provave”, tha Trpenovski për REL.

Analisti politik Naser Ziberi thotë se procedura e ndjekjes penale e prokurorisë dhe gjykatës është I përshpejtuar dhe afati është shumë i shkurtër për tu shqyrtuar të gjitha aspektet e rastit dhe të sigurohen të gjitha materialet.

“Mbyllja në këtë mënyrë e paraqitjes penale hapë shumë dilema, le të hapura shumë pyetje të papërgjigjura, aq sa për të pandehurit e tjerë nuk ka indikacione në çfarë drejtimi do të vazhdojë procedura”, deklaroi Ziberi.

Sipas Trpenovski, qeveria tani dëshiron vetëm ta kalojë me formalitetin se materialet janë marrë nga shërbimet e huaja sekrete, që aspak nuk bën dallim dhe thelbi nuk qëndron aty.

“Nuk komentoj nëse dikush ka të drejtë të përgjojë, nuk komentoj se si mundet ministrja e punëve të brendshme të thotë se dikën do ta largoj nga puna, se nuk do ti paguaj me paratë e institucioneve, ndërsa institucionet financohen nga buxheti të cilin e mbushin edhe personat ajo dëshiron ti largojë nga puna. Sipas kësaj, përmbajtja e kësaj që është thënë deri më tani aspak nuk ju përshtatet dhe nuk do ta komentoj. Un mendoj se në gjithë këtë punë po bëhen përpjekje për ta tërhequr vëmendjen vetëm në një plan formal dhe jo në atë thelbësor”, thotë Trpenovski.

Ziberi thotë se është me rëndësi të zbulohet se kush ka përgjuar, por gjithashtu edhe përmbajtja e bisedave është vepër penale nëse vërtetohet përzierja e qeverisë në aferat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat