Ademi: Nxënësit kumanovarë të dezinformuar

Maqedonia

Ademi: Nxënësit kumanovarë të dezinformuar

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:53

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi deklaroi se nxënësit nga Kumanova të cilët ditë më parë protestuan kundër lëndës së matematikës si pjesë e provimit shtetëror, janë të dezinformuar. Ademi shtoi se nuk bëhet fjalë për testim ekstern por për provim shtetëror, në të cilin nga ky vit lënda e matematikës do të jetë e obligueshme. Ditë më parë rreth 1 mijë maturantët nga Kumanova në shenjë proteste kërkuan që matematika të largohet si lëndë shtesë në provimin shtetëror. Ata protestuan para njësisë rajonale të Ministrisë së Arsimit duke i bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me mëshirë, ashtu siç vepruan ndaj studentët.

“Bëhet fjalë për provim të maturës shtetërore dhe nuk bëhet fjalë për provim të notimit ekstern. Lënda e matematikës do të jetë obliguese nga ky vit dhe kjo është përparësi dhe është mirë për vetë nxënësit dhe për sistemin arsimor në Maqedoni. Kështu që është mirë që nxënësit mirë të informohen rreth përparësive dhe asaj që ofron matura shtetërore, sepse matura shtetërore e Maqedonisë është e pranuar nga të gjitha vendet. Nxënësit duhet të informohen dhe nuk duhet të keqpërdoren” , tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat