„HAJDE!” me protesta para Radiotelevizionit të Maqedonisë

Maqedonia

„HAJDE!” me protesta para Radiotelevizionit të Maqedonisë

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 15:01

Anëtarët e HAJDE! – Platformë për politikë qytetare, të motivuar nga nevoja që publikisht të përkujtojnë Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTM) që duhet të jetë servis i qytetarëve, e jo megafon qeveritar, nesër (e shtunë), më 28 shkurt 2015, në ora 12, do të organizojnë protest performancë para ndërtesës së RTM.

Në këtë ngjarje do të flitet për lirinë e shprehjes, lirinë e medieve, për propagandën dhe rolin e RTM si servis publik radiodifuz i qytetarëve, nga gazetarët dhe aktivistët qytetar: Zoran Bojarovski, Sashka Cvetkovska, Ines Efremova, Jana Kocevska dhe Biljana Bejkova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat