PPD e shqetësuar për përgjimet: Qeveria aktuale duhet të dorëhiqet

Maqedonia

PPD e shqetësuar për përgjimet: Qeveria aktuale duhet të dorëhiqet

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:35

Partia për Prosperitet Demokratik është e shqetësuar për ashpërsimin e mëtejmë të krizës politike në Maqedoni si rezultat i përgjimit masiv të gazetarëve dhe qytetarëve dhe shpalljes së aferës “puç” nga ana e shërbimit sekret. Ky shqetësim bëhet edhe më i madh pas deklaratës së Sekretarit amerikan të shtetit John Kerry se Maqedonia gjindet në “vijën e zjarrit” midis Rusisë dhe BE-së.
PPD e përkujton elektoratin shqiptar se kjo deklaratë dëshmon për dështimin e tërësishëm në politikë të partisë shqiptare në Qeveri-BDI e cila me vite të tërë elektoratit i shitet si “parti tematike” e cila synim i ka evrointegrimet dhe integrimet në Aleancën veriatlantike. Dhe nga gjithë ky “angazhim i madh” i BDI-së rezultati përfundimtar na doli se nuk jemi në Bruksel por në “vijën e zgjarit” Moskë-Bruksel.

Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se përgjimet masive të qytetarëve dhe gazetarëve nxorrën në shesh se vendin me vite e kanë udhëhequr dhe fatet e njerëzve i kanë qepur tre spin doktorët e Qeverisë në vend që këtë ta bëjnë institucionet e shtetit siç është dashur të jenë gjyqësia e pavarur dhe shteti juridik.

Pas gjithë kësaj që po ndodh PPD është e brengosur se aktorët politikë që udhëheqin shtetin nuk duan dhe nuk kanë ide për dalje nga kriza por udhëhiqen nga inatet politike dhe e gjithë kjo u jep një grusht të rëndë hundësh integrimeve evro-atlantike të Maqedonisë dhe e shuan definitivisht ëndrrën e të rinjëve për mirëqenie ekonomike, sociale dhe liri personale si dhe krijon rradhë migrimesh në perëndim.

Sa u përket përgjimeve në të kaluarën PPD nuk i arsyeton përgjimet që në kohën e qeverisjes me LSDM-në mund ti kenë ndodhur ndonjë individi ashtu siç nuk i harron dhe amniston përgjimet masive me rastin e shpërthimit të aferës skandaloze “ veshi i madh” në kohën e qeverisjes VMRO Dimovska-PDSH.

PPD konsideron se tash Maqedonia nuk ka kohë të zgjedhë dhe çka të zgjedh: Qeveria aktuale duhet të dorëhiqet dhe t’i lëshojë vendin një qeverie teknike e cila do të organizonte zgjedhje të lira , të drejta dhe demokratike. Kjo nuk mund të realizohet pa një mirëkuptim ndërpartiak ku një ndërmjetsim ndërkombëtar është i domosdoshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat