Mjeku i Rostushes: Për vdekjen, fajtor djali i të ndjerit

Maqedonia

Mjeku i Rostushes: Për vdekjen, fajtor djali i të ndjerit

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 12:04

Mjeku i fshatit Rostushe hedh poshtë akuzat se Ndihma e Shpejtë është fajtore për vdekjen e bashkëfshatarit Hysein Mehmedi.

Doktori Neziroski tha për mediet maqedonase se janë të pavërteta akuzat se Ndihma e Shpejtë ka refuzuar t’i japë ndihmën banorit, me arsyetimin se i mungonte karburanti.

Ai tha se fajtor është i biri i të ndjerit, i cili ishte larguar nga spitali pa pritur as dy minuta.

“Kjo është një gënjeshtër. I biri erdhi tek unë dhe kërkoi makinën e Ndihmës së Shpejtë. I thashë ‘prit një minutë, ta thërras shoferin dhe mjekët, ta shkruaj mandatin e nisjes dhe për dy minuta do të niseni’. I thashë të priste aty, por ende pa përfunduar fjalinë ai doli dhe u zhduk. Kishte marrë të atin dhe ishte nisur drejt Gostivarit. Atje mjekët i kishin kryer incizimet dhe i kishin thënë se duhet të qëndrojë në spital, por ai kokë më vete kish marrë të atin dhe ishte nisur drejt Klinikës së Shkupit. Atje për fat të keq, i sëmuri ka vdekur”, tha Neziroski për Plusinfo.

Mjeku akuzoi se protestat që u organizuan në shenjë revolte, ishin manipuluar nga opozita.

“Protesta nuk u organizua nga familja, por nga njerëz të opozitës së këtushme. Duan ta përdorin situatën. Turp”, tha mjeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat