LSDM t’ua japë përgjimet të gjithë gazetarëve

Maqedonia

LSDM t’ua japë përgjimet të gjithë gazetarëve

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 11:37

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë tha dy ditë më parë se posedojnë materiale nga përgjimi i më shumë se 100 gazetarëve.

Por pas përfundimit të konferencës për shtyp, materialet iu dhanë një grupi të vogël gazetarësh.

LSDM ka dy ditë që nuk përgjigjet nëse posedon materiale të përgjimit edhe për gazetarët e tjerë, shqiptarë dhe maqedonas, ashtu siç pretendon.

LSDM nuk mund të përzgjedhë se cilëve gazetarë do t’ia japë përgjimet dhe cilëve jo.

Kjo nuk është qasje korrekte dhe madje është në shkelje të ligjit, sepse mbajtja e materialeve të përgjimeve krijon dyshimin se ato mund të keqpërdoren nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat