Shënohet sot 21 vjetori i njësisë së parë speciale të ARM-së

Maqedonia

Shënohet sot 21 vjetori i njësisë së parë speciale të ARM-së

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 09:58

Njësia për operacione speciale (ROS) pranë ARM-së sot në kasermën “Ilinden” do të shënojë 21 vite të themelimit.

Në solemnitet do të marrin pjesë minsitri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, zëvendësi i shefit të shtatëmadhorisë të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli, Naser Sejdini, komandanti i ROS, gjenerali brigadier, Vasko Gjurçinovski dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes.

Më 1 mars të vitit 1994 është formuar batalioni për dedikime speciale që ishte njësia themelore gjatë formimit të areadhës për dedikime speciale, që më vonë u transformua në ROS. me formimin e kësaj njësie, ARM e filloi profesionalizimin, ndërsa në përbërje të ROS prej formimit të tij e deri më sot ndodhen ushtarë profesionistë.

Kandidatët për pranim në ROS kalojnë kritere të ashpra të selektimit, me të cilat kërkohet shkallë e lartë e gatishmërisë psikofizike, si për eprorët, ashtu edhe për ushtarët profesionistë.

Kjo njësi mbi dy dekada arrin rezultate kulminante në fushën e trajnimit shkencor-specialistik, ndërkaq është vlerësuar lartë dhe dekoruar për pjesëmarrjen pesëvjeçare në misionin “Liri për Irakun” dhe për pjesëmarrje në forcat me dedikim “Feniks” në misionin ISAF në Afganistan.

Misioni themelor i ROS është kryerja e operacioneve speciale në kushte të paqes dhe të konfliktit, lufta kundër terrorizmit dhe aktivitete të tjera plotësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat