Gjenerali maqedonas veteranëve të UÇK-së: Ju presim!

Maqedonia

Gjenerali maqedonas veteranëve të UÇK-së: Ju presim!

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:39

Gjenerali maqedonas i cili ka qenë pjesëmarrës edhe në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, Stojançe Angellov iu është kudërpëgjigjur veteranëve të UÇK-së.

“Ju jeni këtu, por edhe ne jemi këtu! Ne, mbrojtësit maqedonas nga viti 2001! Të pakënaqur, revoltuar e hidhëruar, mirëpo çdoherë të gatshëm për të mbrojtur atdheun tonë shtetin e Maqedonisë, dhe popullin maqedonas. Por, këtë herë nuk do të jetë si në vitin 2001.

Këtë herë… Fillimisht do t’i pastrojmë radhët tona, kurse më pas dihet, do te ju çrrenjosim juve! Mbani mend: Do ta ndjeni mllefin maqedonas!! Prandaj, le të ulen gjakrat te shqiptarët ekstremist, Maqedonia esht e jona. Kurse punët shkojnë tutje, siç duket dikujt kjo i konvenon”, thekson Gjeneral Angellov.

Ai po ashtu u bënë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë mos të bien në kurthin e luftërave të reja, se ajo do të ishte më e keqja që do mund t’i ndodhte Maqedonisë.

Ndryshe, diteve të fundit në Maqedoni jan shpeshtuar zerat e nje konflikti te ardhshem në Maqedoni, jane leshuar Komunikata dhe deklarata Politike nga UÇK-ja, e cila ka marre persiper tre akcione te kryera kunder Stacioneve Policore të Maqedonis.

Dhe Veteranët e UÇK-së, “Shprehim gatishmërinë, që të ndihmojmë me të gjitha kapacitetet, vëllezërit në IRJM, për çfarë do që atyre ju nevojitet, në mënyrë që t’i ipet fund, një herë e mirë represionit sllav”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat