Tetovë, persona të panjohur shpërndanë afishet “Fund për diktaturën”

Maqedonia

Tetovë, persona të panjohur shpërndanë afishet “Fund për diktaturën”

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 19:34

Mëngjesin e sotëm banorët e Tetovës kanë vërejtur se nëpër veturat e tyre kanë qenë të vendosura afishe me dizajn dhe tekst të ndryshëm me të njëjtën tematikë- stop diktaturës së Qeverisë aktuale. Në njërin nga to shkruan “Stop për diktaturën” dhe përmban fotografinë e kryeministrit Nikolla Gruevski, shefit të inteligjencës Sasho Mijallkov, ministres së brendshme Gordana Jankullovska të gjithë të veshur me uniformë burgu.

Disa të tjera kanë përmbajtur fotografi të Jankullovskës dhe ministrit të financave Zoran Stavreski të bashkuar në një zemër ku shkruan “A kundërmon kështu fundi?” ndërsa te disa të tjera ka pasur mbishkrime si: “Game Over” apo “Ka mbaruar” ndër fotografinë e Gruveskit me dëgjuese në vesh.

Nga policia e Tetovës e konfirmuan rastin për redaksinë tonë ndërsa zëdhënësi i policisë Marjan Josifoski tha se kanë qenë banorët e rrugës “Marshal Tito” që e kanë paraqitur rastin në polici. Ai tha se rasti do të hetohet më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat