Komuna e Strugës, ministri shqiptarë ndan libra vetëm në maqedonisht

Maqedonia

Komuna e Strugës, ministri shqiptarë ndan libra vetëm në maqedonisht

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 16:50

Komuna e Strugës ka akuzuar sot Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale e udhëhequr nga kuadër i BDI-së se po vazhdon të luajë me ndjenjat e shqiptarëve të kësaj komune pasi siç thonë këtyre ditëve Ministri Lirim Shabani deri tek Komuna e Strugës si dhuratë ka dërguar mbi 500 libra dhe harta vetëm në gjuhën maqedonase.

Nga Komuna e Strugës kujtojnë ministrin e Vetëqeverisjes Lokale se edhe qytetarët shqiptarë të Strugës me rrethinë paguajnë taksa në mënyrë të barabartë dhe është shqetësues fakti që ministri Shabani të injorojë në këtë mënyrë gjuhën shqipe. Gjithashtu nga Komuna e Strugës thonë se ky nuk është rasti i parë i këtij lloji, siç thonë është e 10 herë që kjo komunë denoncon qasje poshtëruese ndaj shqiptarëve nga qeveritarët shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat