Fërçkovski: Shikoni, ja kjo është diktatura

Maqedonia

Fërçkovski: Shikoni, ja kjo është diktatura

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 19:10

Akuzat ndaj liderit të opozitës, për ish ministrin për Punë të Brendshme, Lubomir Fërçkovski, janë pasojë normale të një sistemi diktatorial. Sipas tij tani më askush nuk duhet të dyshojë se a po jetojmë në një diktaturë.

“Tani më gjithçka erdhi në vendin e vet. Sulmi i opozitës se qeveria është e korruptuar, ata e kthyen me sulm mbi rendin kushtetues. Ajo që është në interesin e qytetarëve, publikimi i aktiviteteve korruptuese dhe kriminale të pushtetit, e paraqiten si sulm ndaj rendit kushtetues të bashkuar me personalitetin e kryeministrit. Kemi perversion të sistemit. Si mundet që dikush të flas publikisht se pushteti është i korruptuar, dhe ajo gjë të trajtohet si sulm shtetëror”, ka deklaruar Fërçkovski për Fokus.

Fërçkovski është i mendimit se Gruevski po e keqpërdor pushtetin, dhe me të edhe gjyqësinë, kur publikisht i kërcënohet Zaevit me padi penale.

“Është e turpshme që Gruevski në konferencë për shtypë të tregoj se do të përgjigjet vetëm në pyetjet e gjykatës. Ai duhet që ti përgjigjet edhe opinionit, ose nëpërmjet debatit politik të argumentoj me Zaev, dhe jo të aplikoj masa të këtilla. Për këtë arsye vlerësoj se kjo është fundi. Pres nga Bashkësia Ndërkombëtare që të reagoj dhe të mos zgjedh heshtjen. Ky me të vërtet është një akt brutal”, ka theksuar Fërçkovski

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat