Goshev: Puç mbi rendin kushtetues ka kryer Gruevski e jo Zaevi

Maqedonia

Goshev: Puç mbi rendin kushtetues ka kryer Gruevski e jo Zaevi

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 17:37

Petar Goshev, ish guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë, theksoi se bash kryeministri ka kryer ‘puç’ mbi Kushtetutën dhe e ka suspenduar demokracinë.

“Gjegjësisht para nesh ishte një kreaturë e mjerë, e cila më herët kreu puçin mbi Kushtetutën dhe suspendimin e demokracisë e cila me miliarda euro borxh të rënduar mbi kurrizin e popullit që shumë e do, dhjetë vite realizon korrupsion të pa parë politik, blen këshilltar dhe të mjerët në shoqëri, për të na treguar edhe njëherë, pa turp, se dikush tjetër ka dashur që të realizoj puç mbi rendin kushtetues, se dikush tjetër po kërcënohet në sistemin e kërcënimeve të vazhdueshme që vet e ndërtoi”, theksoi Goshev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat