Rushiti: Publikimi ose jo i ‘bombave’ të Zaevit do të sjell kriza

Maqedonia

Rushiti: Publikimi ose jo i ‘bombave’ të Zaevit do të sjell kriza

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:41

Sulejman Rushiti, ish deputet, përmes profilit të tij në Facebook, komentoi interpretimet e disa qarqeve rreth publikimit ose mos publikimit të materialeve të Zoran Zaevit.

“Kërcënimi që vjen nga disa qarqe, se publikimi i të dhënave nga ana e Zaevit mund të shpjerë në konflikt ndëretnik, është shantazhim për të mbrojtur keqbërësit nga të gjitha përkatësitë etnike. Vlerësoj se kështu siç po zhvillohen situatat mospublikimi ose publikimi selektiv i të njëjtave mund të shpjerë në kriza të pariparueshme.”, theksoi ndërmjet tjerash Rushiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat