Shoqatat e maqedonasve në diasporë fiktive apo të vërteta?

Maqedonia

Shoqatat e maqedonasve në diasporë fiktive apo të vërteta?

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:35

Shumë shoqata maqedonase nga diaspora, reaguan ndaj liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev duke e etiketuar si një tradhtar i cili po tenton që të prish rendin kushtetues në Republikën e Maqedonisë.

Sipas këtyre shoqatave, e që duken se janë në harmoni me politikat e Nikolla Gruevskit, Zoran Zaev nuk duhet që të kërcënoj në këtë formë dhe të përdor edhe shërbimet e huaja për të arritur qëllimet e tij, transmeton zhurnal.mk

Ajo që del në pah është reagimi i shpejtë dhe i sinkronizuar në vijë i gjitha këtyre shoqatave nga diaspora maqedonase. Ose ndoshta edhe puna e makinerisë propagandistike të Nikolla Gruevskit e bën të veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat