Trajanov: Zaev publikoi ‘bombat’

Maqedonia

Trajanov: Zaev publikoi ‘bombat’

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:04

Lidhja social demokrate e Maqedonisë t`i publikoj informacionet që gjatë kohë po i paralajmëron, ftoi sot Pavle Trajanov, lideri i Lidhjes demokratike.

“Në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk mund të jetë mbi të dhe të i ikë përgjegjësi, pa marr parasysh se për kë bëhet fjalë, për pozicionin e tij, statusin social etj”, theksoi Trajanov në lidhje me akuzat ndaj liderit të opozitës Zoran Zaev, nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Ai theksoi se të gjitha çështjet politike duhet që të zgjidhen përmes dialogut dhe në parlament, dhe nëse ka ‘bomba’ të pa publikuara Zoran Zaev, le t`i publikoj ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat