Kiracovski: Matematikat e Gruevskit po bien në ujë

Maqedonia

Kiracovski: Matematikat e Gruevskit po bien në ujë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:03

Aleksandar Kiracovski në kolumnën e tij të rregullt në Dnevnik, analizoi intervistën e fundit të Nikolla Gruevskit në emisionin ‘ Jadi Burek’.

“ Kryeministri i habitur në emision pyeste se si është e mundur që student të cilët nuk do të hyjnë në provimin shtetëror të protestojnë kundër këtij ligji në emër të disa studentëve të ardhshëm. Si është e mundur që atë dhe qeverinë ta lidhin me rastin Kezharovski kur për të njëjtin kryeministri ka dëgjuar nga mediat dhe prej atëherë kur e kanë mbyllur. Si mundet që opozita të mos i njoh zgjedhjet dhe të shtoj kërkesa jo reale, kur qeveria katër pesë herë i ka përmirësuar ligjet edhe atë së bashku me LSDM-në...dhe 10-20 herë intensivisht punon në kundërshtim me ato ligje.

Duke rezimuar, lirisht mund të thuhet se kjo intervistë rilindëse në ‘ Jadi Burek’ përfaqëson një tentim të pasuksesshëm të relativizohen problemet e dukshme në shoqërinë tonë të cilat nuk mund të zgjidhen edhe nëse intervista realizohet në CNN. Matematikat VMRO-DPMNE-së, me protestat e fundit iu janë ndryshuar dhe tash duhet të dal në pah strategjia e tyre e vjetër:” Sillu sikur gjithçka është në rregull edhe kur asgjë nuk është në rregull, ndoshta do të besojnë në të”. Kjo ndoshta ka pasur sukses në nëntë vitet e fundit, por jo më.”, theksoi Aleksandar Kiracovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat