Reagon Ambasada Amerikane: Autoritetet të sigurojnë proces transparent dhe sundim të ligjit

Maqedonia

Reagon Ambasada Amerikane: Autoritetet të sigurojnë proces transparent dhe sundim të ligjit

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 13:43

Lidhur me zhvillimet e djeshme dhe padisë ndaj kreut të LSDM-së Zoran Zaev për spiunazhë, ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Maqedoni. Ata kërkojnë nga institucionet të sigurojnë proces transparent, sundimin e ligjit dhe të mbrojnë fjalën e lirë.

"Ambasada e SHBA-ve po ndjek me shqetësim rastin penal kundër kreut të opozitës Zoran Zaev dhe arrestimin e tre personave të tjerë nën akuzën se kanë bërë përpjekje të kërcënojnë rendin kushtetues. Ftojmë autoritetet që në rrjedhën e mëtejme të rastit të përmbushin standardet më të larta të sundimit të ligjit, transparencës, drejtësisë, të mbrojtjes së fjalës së lirë, si dhe të pavarësisë së gjyqësorit me qëllim sigurimin e integritetit të proceseve demokratike në Maqedoni", thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat